Loja e shumëpritur e quajtun Haluci, është kriju nga kompania interaktive Frakton me seli në Prishtinë. Është aplikacion argëtues i programuar në flash dhe për momentin është e dedikur për rrjetin shoqëror Facebook.


Haluci nis aventurën e tij në Facebook

Haluci po vjen! E n'fakt ai tashmë ka ardhë, dhe është i gatshëm ta zhvilloj aventurën e tij nga qielli drej Tokës.

Pamjet e para të kesaj loje u priten me mjaft entuziazëm nga adhuruesit e lojrave, kjo ishte shtytje që kjo punë të mos mbetet një skicë, por një projekt i realizuar mirë i cili së shpejti do te jete i mundshem edhe për platformat më të famshme mobile, për iOS dhe Android.

Loja ka karakter argëtues, një skenar aventure dhe një personazh të cuditshëm i cili nga të gjithë njihet me nofkën Haluci.

Ai ka një shoqeri e cila e ngacmon shumë për pseudonimin që ia kanë vënë, por mes të tjerash ai ka një jetë mjaft normale.

Ngjarjet marrin një rrjedhë krejt ndryshe në momentin kur Haluci gjen dhe e han kërpudhen magjike, e cila e largon atë krejtësisht nga realiteti i tij i përditshëm.

Për një moment, Haluci e gjen veten ne qiellin e shtatë dhe mbetet atje për nje kohë të gjatë. Por, ai nuk dorëzohet kurrë. Pas një periudhe ai gjen fijen e rrugës për tu kthyer në shtëpi, me këtë rast edhe fillon aventura e tij për kthim në tokë.